Kalin: Trillimet e gjenocidit armen nuk mund ta dëmtojnë Turqinë

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës, Ibrahim Kalin, deklaroi të premten se ata që mendojnë se mund ta dëmtojnë Turqinë me trillimin e gjenocidit, do të zhgënjehen përsëri.

1404749
Kalin: Trillimet e gjenocidit armen nuk mund ta dëmtojnë Turqinë

Në deklaratën e tij lidhur me pretendimet rreth pseudogjenocidit armen, Ibrahim Kalin theksoi se vendimi i 24 prillit 1915 për dëbimi dhe zhvendosje, i marrë në rrethanat shkatërruese dhe traumatike të Luftës I Botërore, nuk ishte produkt i një politike që synonte eliminimin e armenëve, të cilët konsideroheshin “komb besnik”.

Pasi nënvizoi se lobi i gjenocidit dhe qarqet politike antiturke po bëjnë përpjekje për të mbjellë farat hasmërive dhe armiqësive të reja duke shtrembëruar të vërtetat historike, Kalin bëri me dije se Shteti i Republikës së Turqisë dhe kombi i saj me të gjithë individët përbërës nuk do t'u japin kurrë shans këtyre fushatave të abuzimit, mashtrimit dhe shpifjes.

Ai rikujtoi se ata që iu shmangen fakteve historike dhe vrapojnë pas interesave apo llogarive politike, gjithmonë i kanë bërë bisht përgjigjes ndaj thirrjes së Presidentit Recep Tayyip Erdogan për të formuar komisionin e përbashkët të historisë për të hetuar ngjarjet e 1915-s.



Lajme të ngjashme