YTB-ja publikon dy programe bursash

Departamenti i Turqve Jashtë Shtetit dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB) publikoi dy programe bursash për trajnimin e mësuesve të turqishtes për fëmijët turq që jetojnë jashtë vendit dhe për mbështetjen e qytetarëve që bëjnë studime të doktoratës.

1399429
YTB-ja publikon dy programe bursash

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) publikoi dy programe bursash për trajnimin e mësuesve të turqishtes për fëmijët turq që jetojnë jashtë vendit dhe për mbështetjen e qytetarëve që bëjnë studime të doktoratës.

Sipas deklaratës së bërë nga YTB-ja ky departament vazhdon të organizojë programe të ndryshme për qytetarë të rinj që jetojnë jashtë vendit për arritje akademike, shoqërore dhe kulturore.

Duke synuar të kontribuojë në mësimin e kulturës dhe gjuhës turke për fëmijët që jetojnë jashtë, YTB gjithashtu mbështet qytetarët që bëjnë master dhe doktoratë jashtë vendit.

Në këtë kontekst, YTB nisi "Programin master për mësimdhënien e gjuhës turke për fëmijët turq jashtë vendit" dhe " Programi i bursave për studimin e tezës për qytetarë jashtë vendit ".

Aplikimet për këto programe do të merren nga datat 15 prill - 15 qershor në adresat www.ytb.gov.tr/turkceylp/ dhe www.ytb.gov.tr/yvburslari.

Qytetarët turq që janë nën moshën 40-vjeç, mbajtës të kartave blu dhe me dy nënshtetësi mund të aplikojnë për program jashtë vendit.

Kandidatët, aplikimet e të cilëve janë pranuar, pas marrjes së dy semestrave të arsimit në Turqi do të diplomojnë pas përfundimit të katër semestrave në një institucion arsimor në vendin ku ata banojnë, duke mbuluar edhe periudhën e praktikës dhe tezës.

Pagesat e shkollimit universitar të studentëve të pranuar në program do të mbulohen nga YTB dhe kandidatëve do t’u jepen bursa mujore dhe mbështetje për strehimin.

Mbështetje bursash do të ofrohet edhe për qytetarët që bëjnë master dhe doktoratë jashtë vendit.



Lajme të ngjashme