Operacionet për sigurinë e brendshme, neutralizohen 4 terroristë të PKK-së

Në rajonin e Malit Xhudi (Cudi) në Shërnak (Şırnak) u neutralizuan 2 terroristë.

1398339
Operacionet për sigurinë e brendshme, neutralizohen 4 terroristë të PKK-së

Në rajonin e Malit Xhudi (Cudi) në Shërnak (Şırnak) u neutralizuan 2 terroristë.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të sigurisë së brendshme, Komanda e Xhandarmërisë së rrethit ndërmori një operacion në rajonin e Malit Xhudi në Shërnak.

Në operacion u neutralizuan 2 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet në rajon.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se në operacionin ajror kundër organizatës separatiste terroriste PKK në nënprefekturën Silopi të Shërnakut u neutralizuan 2 terroristë.

Kurse në Mardin, si rezultat i punës bindëse të xhandarmërisë, një terrorist u dorëzua tek forcat e sigurisë.  

 

 


Lajme të ngjashme