Presidenti Erdogan i dërgon letër Kryeministrit, Boris Johnson

Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i uroi shërim të shpejtë Kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, i cili po kurohet nga koronavirusi i tipit të ri (Covid-19).

1395949
Presidenti Erdogan i dërgon letër Kryeministrit, Boris Johnson

Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i uroi shërim të shpejtë Kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, i cili po kurohet nga koronavirusi i tipit të ri (Covid-19).

Erdoni në letrën dërguar kryeministrit të Anglisë, ku kanë mbërritur ndihmat mjekësore të Turqisë, shkruante: “I nderuar Kryeministër, mik i vyer,

Para së gjithash dua të përsëris urimet e mia të sinqerta që kurimi juaj të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që të ktheheni në gjendje të mirë shëndetësore.

E di se partnerja jonë e rëndësishme strategjik, aleatja jonë e fortë dhe mikja jonë e vyer, Mbretëria e Bashkuar, për fat të keq është një nga vendet e Evropës më të prekura nga epidemia, Covid-19, që ka përfshirë tërë botën. Në këtë periudhë të vështirë, në emër të vendit dhe kombit tim përcjell ngushëllimet në radhë të parë për familjet dhe të afërmit e atyre që humbën jetën dhe për të gjithë popullin e Mbretërisë së Bashkuar.

Ne ndjekim me kujdes masat e marra nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kundër epidemisë Covid-19. Në këtë kuadër, me në krye anëtarëve të qeverisë suaj dhe punonjësve të Sistemit Kombëtar Shëndetësor (NHS), u uroj suksese të gjithë atyre që po përpiqen në këtë periudhë sfiduese dhe shpresoj që populli mik i Mbretërisë së Bashkuar të shpëtojë nga kjo tragjedi me sa më pak humbje.

Mbretëria e Bashkuar, me të cilën kemi marrëdhënie të shkëlqyera pothuajse në çdo fushë dhe që është një nga partneret toma më të pazëvendësueshme, në raste të ndryshme, ka shfaqur solidaritet me Turqinë shumë herë. Treguesi më i mirë i kësaj është vizita zyrtare e zhvilluar së fundmi nga ministri i Punëve të Jashtme, i nderuari Dominic Raab, më 3 mars 2020, ministri i Mbrojtjes, i nderuari Ben Wallace dhe Ambasadorit për Tregti me Turqinë, Lord Robin Janvrin në datat 12-13 mars 2020.  

Edhe ne për të shfaqur solidaritetin tonë me Mbretërinë e Bashkuar që po kalon një periudhë të vështirë, si mik dhe aleat, sot po mundësojmë dërgimin e pajisjeve me ndihma mjekësore me një avion të Forcave Ajrore Turke.

Ju uroj edhe një herë shërim të shpejt ndaj luftës kundër kësaj epidemie. Dua të theksoj, se kur të kemi lënë pas këtë periudhë sfiduese, që po e përjetojmë globalisht, dëshiroj t'ju mirëpresim në vendin tonë, që është edhe vendi i gjyshërve tuaj, në mënyrë që ta kurorëzojmë marrëdhëniet tona të sinqerta dhe intensive që e kemi prej ditës kur morët detyrën. Gjithashtu uroj të avancojmë edhe më shumë për hapat që do të ndërmarrim për ta çuar bashkëpunimin tonë dypalësh edhe më përpara pas Brexitit" shkroi Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në letrën drejtuar Kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson.

 


Lajme të ngjashme