Koronavirusi – Mark Mobius: Turqia po vepron siç duhet duke mos e ulur siguresën e ekonomisë

Mark Mobius, themelues i kompanisë “Mobius Capital”, deklaroi të enjten se marrja e masave të nevojshme nga Turqia në kuadër të luftës me pandeminë e koronavirusit të ri, duke mos e ulur plotësisht siguresën e ekonomisë, janë hapa në drejtimin e duhur.

1394929
Koronavirusi – Mark Mobius: Turqia po vepron siç duhet duke mos e ulur siguresën e ekonomisë

I njohur në tregjet ndërkombëtare si “gjeni investimesh”, biznesmeni 83-vjeçar amerikan bëri vlerësime për Agjencinë Anadolli (AA) nga qyteti Durban i Afrikës së Jugut.

Ai theksoi se masat e ndërmarra nga disa vende, të cilat kanë ndalur plotësisht ingranazhet e ekonomisë për të luftuar me koronavirusin e ri (COVID-19), mund të ketë pasoja shkatërruese dhe vijoi me këto fjalë: “Unë mendoj që masat izoluese të shteteve sjellin më shumë dëme sesa dobi. Kjo do të ketë efekte sociologjike të rënda, siç janë humbjet e vendeve të punës dhe vetëvrasjet. Ne jemi në një situatë shumë të vështirë në këtë aspekt.”

Sipas tij, hapat e Turqisë në kuadër të luftës me COVID-19 janë mjaft shpresëdhënëse.

“Ne po investojmë në Turqi dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Programi i zbatuar nga Ankaraja (në lidhje me COVID-19) më bën edhe më optimist për ekonominë turke”, komentoi Mobius.

Pasi paralajmëroi që recesioni global do të jetë maksimalisht i mprehtë këtë herë për shkak të ekonomive të izoluara, investitori amerikan tërhoqi vëmendjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqetësohen për ekonominë e tyre, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të mendojë seriozisht mbi pasigurinë në rritje lidhur me ardhmërinë e tij.



Lajme të ngjashme