Sulm terrorist i PKK-së në Diyarbakir të Turqisë, martirizohen 5 civilë

Organizata separatiste terroriste PKK ka sulmuar të mërkurën disa fshatarë, të cilët shkonin për të mbledhur dru në zonën rurale të qytezës Kulp të Diyabakirit, rreth në juglindje të Turqisë, duke shkaktuar vdekjen e 5 civilëve.

1393941
Sulm terrorist i PKK-së në Diyarbakir të Turqisë, martirizohen 5 civilë

Siç bën të ditur Prefektura Diyarbakir, sulmi i terroristëve të PKK-së me mjete shpërthyese të improvizuara u krye herët në mëngjes gjatë kalimit të një mjeti që transportonte qytetarë civilë, të cilët shkonin për të mbledhur dru në zonën pyjore të lagjes “Guleç” të qytezës Kulp.

“Në sulmin terrorist në Kulp u martirizuan 5 qytetarët civilë. Lusim mëshirën e Allahut për qytetarët tanë dëshmorë, shprehim ngushëllimet tona dhe urojmë durim për familjet, të afërmit e viktimave dhe për të gjithë kombin turk”, thuhet në deklaratën e Prefekturës Diyarbakir, e cila theksoi gjithashtu se forcat e sigurisë kanë filluar menjëherë një operacion të shkallës së gjerë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit terrorist në fjalë.



Lajme të ngjashme