Turqia shpërndan për qytetarët 5 maska falas në javë

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, njoftoi të dielën se Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka dhënë direktivë për shpërndarjen e maskave mbrojtëse falas për të gjithë qytetarët nga 20 deri në 65 vjeç.

1392059
Turqia shpërndan për qytetarët 5 maska falas në javë
mask.jpg

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, njoftoi të dielën se Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka dhënë direktivë për shpërndarjen e maskave mbrojtëse falas për të gjithë qytetarët nga 20 deri në 65 vjeç.

“Me direktivë të Presidentit Erdogan, nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, çdo qytetari nga 20 deri në 65 vjeç që mbush formularin në adresën «https://maske.epttavm.com», do t'i dërgohen në shtëpi 5 maska çdo javë”, shkroi Altun në rrjetin social “Twitter” duke shtuar se maskat do të shpërndahen falas për të penguar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit të ri (COVID-19) në vend.

 

Sipas tij, qytetarët që duan të sigurojnë maska edhe për anëtarët e tjerë të familjes, duhet t'i plotësojnë edhe këto të dhëna në formular.

Turqia ka konfirmuar gjithsej 574 vdekje nga lloji i ri i virusit korona, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 27.069, sipas shifrave zyrtare të publikuara të dielën vonë.



Lajme të ngjashme