Koronavirusi në Turqi – Numri i vdekjeve arrin në 649

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 75 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 649.

1392448
Koronavirusi në Turqi – Numri i vdekjeve arrin në 649

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusit është rritur në 30 mijë e 217, pasi 3 mijë 148 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 1 mijë e 326 pacientësh janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1 mijë 415 pacientë po trajtohen nën kujdes intensiv dhe 966 prej tyre janë intubuar.

“Gjithashtu janë kryer 21 mijë e 400 teste në 24 orët e kaluara dhe numri total i testeve të kryera deri më tani ka arritur në 202 mijë e 845”, sqaroi Ministria turke e Shëndetësisë.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës më 12 dhjetor 2019, pandemia globale COVID-19 është përhapur në 184 vende dhe territore, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dhënat e universitetit në fjalë tregojnë se koronavirusi i ri ka shkaktuar në mbarë botën mbi 70 mijë 800 vdekje dhe ka infektuar më shumë se 1 milion e 293 mijë njerëz, ndërkohë që pacientët e shëruar janë të paktën 271 mijë deri më sot.



Lajme të ngjashme