Turqia dhe Gjeorgjia mbyllin njërën nga tre vendkalimet kufitare për pasagjerë

Duke filluar nga sot Turqia dhe Gjeorgjia do të mbyllin përkohësisht në mënyrë reciproke portën kufitare Sarp për trafikun e pasagjerëve

1378324
Turqia dhe Gjeorgjia mbyllin njërën nga tre vendkalimet kufitare për pasagjerë

Duke filluar nga sot Turqia dhe Gjeorgjia do të mbyllin përkohësisht në mënyrë reciproke portën kufitare Sarp për trafikun e pasagjerëve.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Turqia dhe Gjeorgjia, në kuadër të masave parandaluese që janë duke marrë kundër epidemisë së koronavirusit (Kovid-19), morën vendim të përbashkët për të mbyllur vendkalimin kufitar Sarp/Sarpi, që është një nga tre portave kufitare ekzistues në mes të dy vendeve për trafikun e pasagjerëve.

Ndërkaq bëhet e ditur se nuk është vendosur asnjë kufizim në transportin e mallrave në portën kufitare Sarp/Sarpi. Kalimet e pasagjerëve në portat e tjera kufitare tokësore (Turkgozu/Vale, Aktash/Kartsakhi) do të vazhdojnë brenda kornizës së rregulloreve ekzistuese.

Këto masa do të hyjnë në fuqi që nga 15 marsi në orën 17:00 me orë të Turqisë dhe nga ora 18:00 me orë të Gjeorgjisë dhe do të zbatohen për shtetasit turq dhe qytetarët gjeorgjianë si dhe për shtetasit e vendeve të treta.

 


Lajme të ngjashme