Turqia dënon sulmin me armë në Afganistan

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate të shkruar ka dënuar sulmin me armë që ndodhi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul gjatë një ceremonie përkujtimore, ku merrnin pjesë shumë politikanë afganë.

1373666
Turqia dënon sulmin me armë në Afganistan

“Ne e kemi mësuar me hidhërim të madh lajmin se shumë njerëz kanë humbur jetën dhe janë lënduar si pasojë e një sulmi të armatosur që ndodhi sot në Kabul gjatë një ceremonie përkujtimore, në të cilën merrnin pjesë shumë politikanë të rëndësishëm afganë”,- thuhet në komunikatën e Ministrisë.

“Ne e dënojmë në formën më fuqishme këtë sulm të urryer, i cili ndodhi në një kohë kritike kur në Afganistan janë përshpejtuar përpjekjet për paqe dhe pajtim. Ne ritheksojmë se asgjë nuk mund të arrihet me dhunë dhe akte terroriste. Ne i bëjmë thirrje të gjithë popullit afgan dhe përfaqësuesve të tyre politikë që të veprojnë në unitet dhe solidaritet”,- vijon komunikata.

“Ne dëshirojmë që mëshira e Allahut të jetë mbi ata që humbën jetën, shërim të shpejtë për të plagosurit dhe i përcjellim ngushëllimet tona popullit mik dhe vëlla të Afganistanit”,- përfundon komunikata në fjalë.

 


Lajme të ngjashme