"Nëse tërhiqemi nga pikat e vrojtimit, territoret tona do të vihen drejtpërsëdrejti në shënjestër"

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Nëse tërhiqemi nga pikat e vrojtimit në Siri, territoret tona do të vihen drejtpërsëdrejti në shënjestër”

1371727
"Nëse tërhiqemi nga pikat e vrojtimit, territoret tona do të vihen drejtpërsëdrejti në shënjestër"

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se nga takimi që do të zhvillojë nesër me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin presin që të sigurohet armëpushimi në rajonin e Idlibit.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në mbledhjen e Grupit Parlamentar të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.  

Ai tha se regjimi i Beshar Esadit dhe mbështetësit të tij vazhdojnë të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë duke masakruar fëmijët e gratë në Siri.

Presidenti turk bëri të ditur se me operacionin “Mburoja e Pranverës”, që filluan në 27 shkurt pas sulmeve në rritje të forcave regjimit të Esadit, i është dhënë një goditje e fortë këtyre forcave, si dhe shtoi: “Besoj se me operacionet e fundit ua kemi provuar të gjithëve edhe një herë se jemi një vend që jo se nuk di të luftojë, por nuk dëshiron të luftojë”.

“Turqia ka filluar një luftë defakto në terren edhe për të mbrojtur sigurinë dhe paqen e vendit të saj, edhe për të mbrojtur jetët e pafajshme siriane. Për këtë arsye nëse tërhiqemi nga Idlibi në këtë situatë të krijuar, kjo është shprehja më konkrete se terroristët do të marrin drejtpërsëdrejti territoret tona në objektivë”, tha Erdoan.   

Ai reagoi edhe në lidhje me qëndrimin e pamëshirshëm të forcave greke të sigurisë kundër refugjatëve duke thënë: “I ftoj vendet e Bashkimit Evropian me në krye Greqinë që të sillen me respekt ndaj refugjatëve që mbërrijnë në tokat e tyre, në përputhje me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut”.

Ai tregoi një fotografi ku ndihmoheshin grekët e strehuar në Siri, të cilët ishin arratisur nga sulmet naziste në Luftën II Botërore.

“Këta fëmijë grekë, të cilëve u jepen ushqime dhe veshje, mbase janë gjyshi e gjyshja e kryeministrit të Greqisë Kiryakos Mitsotakis. Grekët që përdorin çdo rrugë, përfshi edhe mbytjen ose vrasjen me plumba, për të mos lejuar refugjatët në vendin e tyre, nuk duhet të harrojnë se një ditë mund të kenë vetë nevojë për tu strehuar.”, tha Presidenti i Turqisë.  

Presidenti Erdoan pas mbledhjes iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Ai tha se nga samiti me Putinin presin një armëpushim të menjëhershëm në rajon. 

Kurse në lidhje me deklaratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmë me municione tha këto kërkesa ia kanë përcjellë Presidentit, Donald Trump.



Lajme të ngjashme