Gjuajtësit turq rrëzojnë 2 avionë “SU-24” të regjimit sirian

Gjuajtësit reaktivë të ushtrisë turke kanë rrëzuar të dielën 2 avionë luftarakë “SU-24” të forcave të regjimit në Idlib të Sirisë.

1369502
Gjuajtësit turq rrëzojnë 2 avionë “SU-24” të regjimit sirian
uçak düşürüldü.jpg

“U shkatërruan sistemi i mbrojtjes ajrore të regjimit, që rrëzoi një dronin tonë, si dhe 2 sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Gjithashtu u rrëzuan 2 avionë tip «SU-24» të regjimit, të cilët sulmuan avionët tanë”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një komunikate të shkruar në uebfaqen e saj zyrtare.

Nga ana tjetër, Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë të asgjësojnë me sukses objektivat e identifikuara të regjimit në Siri.

Pamjet e reja të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tregojnë tanket, autoblindat, kundërtanket, mjete të ndryshme dhe ushtarë të regjimit të neutralizuar nga dronët e armatosur të ushtrisë turke në zonat Saraqib, Sheikh Ahmad, Al-Zirbah dhe Talhiyah.



Lajme të ngjashme