Turqia përkujton Masakrën e Hoxhalisë, dënon pushtimin e territoreve të Azerbajxhanit nga Armenia

Ankaraja dënoi me forcë të mërkurën Masakrën e Hoxhalisë të kryer nga armenët në Azerbajxhan më 26 shkurt 1992 dhe pushtimin e vazhdueshëm të territoreve azerbajxhanase nga Armenia.

1366634
Turqia përkujton Masakrën e Hoxhalisë, dënon pushtimin e territoreve të Azerbajxhanit nga Armenia

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një njoftim për shtyp në lidhje me 28-vjetorin e Masakrës së Hoxhalisë, ku rikujtohet se në sulmin e kryer nga njësitë e Republikës së Armenisë në qytetin Hoxhali, në rajonin e Karabakut Malor (Nagorni Karabak) të Azerbajxhanit, u masakruan brutalisht 613 qytetarë të pafajshëm të Azerbajxhanit, mes të cilëve 106 gra, 63 fëmijë dhe 70 të moshuar.

Në njoftim nënvizohet gjithashtu se mbi 1.000 persona u morën peng dhe fati i njerëzve të zhdukur është ende i panjohur sot.

“Si pasojë e pushtimit të territoreve të Azerbajxhanit, përfshi edhe këtë agresion çnjerëzor kundër civilëve, më shumë se 1 milion azerbajxhanas janë detyruar të shpërngulen duke u bërë refugjatë në atdheun e tyre. Sot, 20 për qind e territoreve azerbajxhanase janë nën okupimin armen. Ne e dënojmë me forcë këtë masakër dhe okupimin e vazhdueshëm të territoreve azerbajxhanase nga Armenia.

Ne simpatizojmë thellësisht vëllezërit tanë dhe motrat tona nga Azerbajxhani për këtë masakër që ata pësuan 28 vjet më parë, si dhe ndajnë dhimbjen e tyre. Lusim mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në këtë tragjedi dhe i shprehim përsëri ngushëllimet tona më të sinqerta të gjithë popullit të Azerbajxhanit”, theksohet në njoftimin e MPJ turke.



Lajme të ngjashme