Siri – Si pasojë e sulmit të regjimit të Esadit bie dëshmor një ushtar turk

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se në rajonin Idlib të Sirisë u martirizua një ushtar turk.

1364492
Siri – Si pasojë e sulmit të regjimit të Esadit bie dëshmor një ushtar turk

Si pasojë e të shtënave të tankeve nga forcat e regjimit në Idlib të Sirisë ka rënë dëshmor një ushtar.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, thuhej se një ushtar u martirizua si pasojë e të shtënave me tanke nga regjimi i Esadit ndaj elementeve të Forcave të Armatosura Turke në rajonin Idlib, të cilët ndodhen aty për të siguruar një armëpushim.

Bëhet e ditur se në kundërpërgjigje ndaj sulmit në fjalë u shkatërruan 21 objektivat e regjimit të zbuluar në rajon.

Në mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se “Gjaku i dëshmorëve tanë kurrë nuk ka mbetur në tokë dhe nuk do të mbetet pas kësaj”.

 


Lajme të ngjashme