Erdogan: Kemi përcaktuar planin e veprimit për Idlibin

Në fjalën që mbajti në Izmir gjatë ceremonisë së përurimit të autostradës Menemen-Aliağa-Çandarlı, Presidenti Erdoan tha se e kanë përcaktuar planin e veprimit për rajonin e Idlibit në Siri.

1364432
Erdogan: Kemi përcaktuar planin e veprimit për Idlibin

Në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë së përurimit të autostradës Menemen-Aliağa-Çandarlı, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u ndal edhe në krizën e Idlibit.

Udhëheqësi turk kujtoi se një ditë më parë ai kishte pasur nga një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, Presidentin e Francës Emmanuel Macron dhe Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

"Bazuar në rezultatet e një vlerësimi gjithëpërfshirës të situatës kemi përcaktuar edhe hartën tonë rrugore që do të ndjekim këtej e tutje. Do t’ju bëjmë të ditur se jemi prezent në tavolinë. Nuk do të dorëzohemi përpara skenarëve të fuqive globale. Do të ndërmarrim hapa më të fortë dhe të vendosur”,- theksoi Erdoan.

“Politikat e Turqisë në Siri dhe Libi nuk janë as aventurë dhe as të parëndësishme. Çdo përpjekje që ne shmangim sot në Siri, Libi, Mesdhe dhe në përgjithësi në rajonin tonë, nesër do të na kthehet me një faturë më të rëndë,- nënvizoi udhëheqësi turk.

“Po punojmë për ta çuar vendin drejt objektivave të vendosura duke i ndërmarrë hapat edhe vetëm nëse do të jetë e nevojshme. Në përpjekjen që po bëjmë, ne e përdorim në nivelin më të lartë fuqinë tonë, si në rrafshin politik e diplomatik, edhe në atë ushtarak. Punimet që kemi nisur pa bërë hap prapa në asnjë prej fushave problematike që kemi përpara do të vazhdojnë patjetër dhe do t’ia arrijmë qëllimit tonë”, u shpreh Erdoan.

 


Lajme të ngjashme