Autokolona me përforcimet turke mbërrin në pikat e vrojtimit në Idlib

Forcat e Armatosura Turke dërguan përforcime me komando në pikat e vrojtimit në Idlib të Sirisë.

1360011
Autokolona me përforcimet turke mbërrin në pikat e vrojtimit në Idlib

Forcat e Armatosura Turke dërguan përforcime me komando në pikat e vrojtimit në Idlib të Sirisë.

Autokolona e përbërë nga 60 automjete me shumë komando të dërguara nga mbarë Turqia arriti në nënprefekturën Reyhanli të rrethit Hatay.

Autokolona me transportueset e blinduara të personelit, nën masa të gjera sigurie, u drejtuan në pikat e vrojtimit në Idlib.

Gjatë kalimit të autokolonës në lagjet në kufi, ushtarët ndaluan dhe dolën në fotografi me fëmijët që mbanin në duar flamurë turq dhe kishin dalë për ti përshëndetur komandot turke.

Bëhet e ditur se në autokolonë kishte automjete ushtarake ndërprerës të sinjaleve.

 


Lajme të ngjashme