Avionët turq neutralizuan 6 terroristë të PKK-së në Kandil

Gjashtë terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK, vendndodhja e të cilëve ishte përcaktuar në zonën malore Kandil në veri të Irakut, janë neutralizuar me një operacion ajror, njofton Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në «Twitter».

1359521
Avionët turq neutralizuan 6 terroristë të PKK-së në Kandil

Sipas postimit të Ministrisë si rezultat i aktivitetit zbulues dhe vëzhgues të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në zonën e Kandilit u zbuluan 6 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Në operacionin e realizuar në bazë të këtij informacioni u neutralizuan 6 terroristë, vijon njoftimi i Ministrisë.

Bëhet e ditur se operacionet në rajon vazhdojnë ende.

 


Lajme të ngjashme