Turqia i kundërpërgjigjet regjimit sirian, neutralizon 101 elementë të Assadit

Ushtria turke ka goditur 115 objektiva dhe neutralizuar 101 elementë të regjimit të Assadit pas sulmit të këtyre të fundit me pasojë martirizimin e 5 ushtarëve turq në Idlib, qytet në veriperëndim të Sirisë.

1356944
Turqia i kundërpërgjigjet regjimit sirian, neutralizon 101 elementë të Assadit

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri me dije të hënën se pas sulmit të kryer nga forcat e regjimit në Idlib, ushtria turke është kundërpërgjigjur menjëherë shumëfish në kuadër të rregullave të angazhimit dhe vetëmbrojtjes legjitime duke rrahur me zjarr 115 objektiva dhe neutralizuar – sipas informacioneve paraprake – 101 elementë të regjimit.

“Haku i shokëve tanë të armëve, të cilët kanë rënë dëshmorë apo janë plagosur, është marrë dhe do të merret. Do të kërkohet llogari prej autorëve të këtij sulmi të urryer dhe kundër sulmeve të ngjashme – sikurse është vepruar deri më tani – do të përdoret në mënyrën më të ashpër të mundshme e drejta jonë për vetëmbrojtje legjitime. Zhvillimet po ndiqen nga afër dhe po merren masat e nevojshme”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Një sulm i pabesë të hënën në Idlib martirizoi 5 ushtarë turq dhe plagosi 5 të tjerë.



Lajme të ngjashme