Kancelarja Merkel mbërriti në Stamboll

Kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi në Stamboll për një vizitë pune në Turqi me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan).

1346433
Kancelarja Merkel mbërriti në Stamboll

Kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi në Stamboll për një vizitë pune në Turqi me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan).

Avioni i Merkelit zbriti në aeroportin “Ataturk” në orën 23.15 me orën lokale.

Autokolona me Angela Merkel dhe delegacionin që e shoqëron doli nga aeroporti nën masa të shumta sigurie.

Kancelarja gjermane do të ketë sot një program të ngjeshur në Stamboll. Në takimin që do të ketë me Presidentin Erdogan pritet të bisedohet për marrëdhëniet Turqi-BE, procesi i hyrjes [së Turqisë në BE], përditësimi i Bashkimit Doganor dhe liberalizimi i vizave duke u nisur nga fakti që në korrik Gjermania do të marrë kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian.

Përveç marrëdhënieve bilaterale në takim do të shkëmbehen mendime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, ku një vend të veçantë pritet të zënë Libia me Sirinë.

 


Lajme të ngjashme