Akari Greqisë: Nuk mund të bëhet çdo gjë ashtu siç doni ju

Greqia ka armatosur në kundërshtim me marrëveshjet 16 nga 23 ishujt me status jo-ushtarak në detin Egje,- tha ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar dhe i bëri apel Athinës të veprojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Akari Greqisë: Nuk mund të bëhet çdo gjë ashtu siç doni ju

Duke folur gjatë vizitës së tij në prodhuesin e raketave në Ankara “Roketsan”, Hulusi Akar tha: "Ne po bëjmë atë që duhet për zgjidhjen e problemeve në detin Egje në kuadër të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të drejtat tona të shkelen, gjë që e themi vazhdimisht në kontaktet që kemi me bashkëfolësit tanë”.

Reagimin e tij ndaj Greqisë ministri Akar e vazhdoi edhe në vlerësimin që u bëri zhvillimeve në Libi. “Greqia kërkon që çdo gjë të bëhet ashtu siç do ajo. Por nga ana tjetër ka rregulla, norma, procedura, ka ligje ndërkombëtare. Nuk mund të bëhet çdo gjë ashtu siç doni ju,”- u shpreh Akar, ndërsa shtoi se asnjë projekt në Mesdheun Lindor dhe Qipro nuk do të ketë shanse të ‘jetojë’ pa përfshirë edhe Turqinë.

 


Lajme të ngjashme