Davos – Çavusoglu u takua me kreun e KRG-së, Neçirvan Barzani

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me Neçirvan Barzanî, Kryetarin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) në Forumin e 50-të Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës.

Davos – Çavusoglu u takua me kreun e KRG-së, Neçirvan Barzani
çavuşoğlu barzani.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me Neçirvan Barzanî, Kryetarin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) në Forumin e 50-të Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës.

Në takimin e zhvilluar pa praninë e mediave, ministri Çavushollu tha se Turqia është në solidaritet me Irakun pas tensionit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Iranit dhe se Ankaraja zyrtare po bën përpjekje aktive për kapërcimin e krizës.

Duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së unitetit dhe integritetit të Irakut në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi, Çavushollu theksoi se të gjithë elementët në Irak duhet të punojnë për unitetin dhe integritetin e vendit të tyre.

Mevlut Çavushollu gjithashtu tërhoqi vëmendjen në rrezikun për një ndarje me bazë sektare dhe etnike në Irak. "Ne do të vazhdojmë t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona me Administratën Rajonale Kurde të Irakut (KRG),"- nënvizoi kryediplomati turk.

“Turqia do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj të mundshme për kapërcimin sa më shpejt të problemeve në Irak dhe vendosjen e stabilitetit në vend. Pikëpamjet tona në lidhje me këtë qëllim ne ua përcjellim edhe palëve të interesuara,”- i tha Çavushollu Barzanit.



Lajme të ngjashme