Zëvendëspresidenti Oktay priti në takim homologun e tij iranian Sorena Sattari

Të dy homologët u dakorduan për përshpejtimin e punimeve për rritjen e vëllimit tregtar mes dy vendeve.

Zëvendëspresidenti Oktay priti në takim homologun e tij iranian Sorena Sattari

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay priti në takim Zëvendëspresidentin e Iranit Përgjegjës për Shkencë dhe Teknologji, Sorena Sattari.

Gjatë takimit të zhvilluar në Kompleksin Presidencial në Ankara që zgjati 1 orë u bisedua për çështjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Iranit, ndërsa u dakorduan për përshpejtimin e punimeve për rritjen e vëllimit tregtar mes dy vendeve.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Shkencës dhe Teknologjisë së Turqisë, Hasan Buyukdede, kreu i Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK), prof. dr. Hasan Mandal dhe ambasadori i Iranit në Ankara, Muhamed Farazmand.

Edhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank pati një takim me Sorena Sattari gjatë ditës.



Lajme të ngjashme