Çavusoglu merr pjesë në mbledhjen “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” në Davos

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğu), në kuadër të Forumit të 50-të Ekonomik Botëror (WEF), që zhvillohet në qytezën Davos të Zvicrës mori pjesë në mbledhjen me titull “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor”.

Pas mbledhjes së zhvilluar pa praninë e medias, Çavushollu bëri një deklaratë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

“Si një vend i Ballkanit, ne i japim një rëndësi shumë të madhe stabilitetit në Ballkan dhe sigurisë së vëllezërve dhe motrave tona atje. BE duhet të mbajë premtimet e dhëna për vendet e rajonit dhe të jetë gjithëpërfshirës dhe jo diskriminuese”, shkroi ministri turk.

Në mbledhjen, moderator i së cilës ishte Kreu i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) Borge Brende, morën pjesë edhe emra si Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Kryeministri i Sllovenisë Marjan Sarec, Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov, Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë Ann Linde, Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva dhe Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Thomas Greminger.  

Lajme të ngjashme