Forcat turke të sigurisë filluan operacionet “Kiran-9” dhe “Kiran-10”

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi fillimin e operacioneve kundër PKK-së në provincat lindore Sirnak dhe Hakkari.

1326519
Forcat turke të sigurisë filluan operacionet “Kiran-9” dhe “Kiran-10”

Forcat turke të sigurisë filluan operacionet “Kiran-9 Mali Xhudi” dhe “Kiran-10 Lugina Kazan” kundër pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi fillimin e operacioneve kundër PKK-së në Sirnak dhe Hakkari.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme vihet theksi në vendosmërinë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa bëhet e ditur se operacioni “Kiran-9” në Sirnak zhvillohet me 1260 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe operacioni “Kiran-10” me 730 pjesëtarë të xhandarmerisë, policisë dhe rojeve të sigurisë.

 


Lajme të ngjashme