Samiti i NATO-s, Erdogan-Trump mbajtën një takim produktiv

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u takua të mërkurën me homologun e tij amerikan, Donald Trump pas sesionit kryesor të Samitit të Liderëve të NATO-s, që mbahet në Londër.

Samiti i NATO-s, Erdogan-Trump mbajtën një takim produktiv

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u takua të mërkurën në Londër me Presidentin e ShBA, Donald Trump.

Takimi u mbajt pas sesionit kryesor të Samitit të Liderëve të NATO-s në hotelin “The Grove”, ku mbahet edhe samiti. Bisedimet zgjatën gjysmë ore dhe u zhvilluan pa praninë e mediave.  

Të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), ministri i Thesarit dhe Financave Berat Allbajrak (Berat Albayrak), ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) dhe deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) i Izmirit, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahretin Alltun (Fahrettin Altun) në postimin që bëri në “Twitter” në lidhje me këtë takim ka shkruar:

“Presidenti ynë Rexhep Tajip Erdoan realizoi me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump një takim mjaft produktiv në suazën e Samitit të NATO-s”.

Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se në takimin e Presidentit amerikan Trump me Presidentin Erdoan, realizuar në kuadër të Samitit të NATO-s në Londër, u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

“Të dy liderët biseduan për çështjet që kanë të bëjnë me përmbushjen e zotimeve të aleancës nga Turqia; forcimin [e marrëdhënieve aleate] duke e rritur në 100 miliardë dollarë vëllim tregtar; sfidat rajonale të sigurisë dhe sigurinë energjetike”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë

 


Lajme të ngjashme