Turqia dënon administratën grekoqipriote për djegien e flamurit turkoqipriot

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi një komunikatë me shkrim për djegien e flamurit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) në pjesën grekoqipriote.

Turqia dënon administratën grekoqipriote për djegien e flamurit turkoqipriot

Turqia ka reaguar ashpër të dielën ndaj administratës grekoqipriote.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi një komunikatë me shkrim për djegien e flamurit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) në pjesën grekoqipriote.

“Ne e dënojmë djegien e flamurit të Republikës Turke të Qipros së Veriut në 36-vjetorin e themelimit të saj, në pjesën grekoqipriote dhe i japim mbështetje të plotë deklaratave të autoriteteve të RTQV-së në lidhje me këtë incident.

Fakti që autoritetet grekoqipriote nuk kanë bërë asnjë deklaratë që dënon këtë akt të urrejtjes dhe as nuk i kanë hetuar autorët, tregon se ky akt gëzon mbështetje zyrtare.

Ne besojmë se administrata grekoqipriote dhe autoritetet greke po ashtu, me deklaratat e tyre që provokojnë urrejtje ndaj turkoqipriotëve, kanë përgjegjësi në këtë incident.

Në këto rrethana, ne presim që bashkësia ndërkombëtare të ftojë palën grekoqipriote dhe Greqinë për të shmangur diskurset që përkeqësojnë më tej klimën e tensionit në Ishull, sikurse nënvizohet edhe në raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin për shtypi të MPJ turke.



Lajme të ngjashme