Turqia do të bëjë çdo gjë që flamuri i RTQV-së të valëvitet me krenari

Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të 36-të të themelimit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Turqia do të bëjë çdo gjë që flamuri i RTQV-së të valëvitet me krenari

Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të 36-të të themelimit të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje që flamuri i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) të valëvitet me krenari”, shkruan Presidenti Erdogan.

Kreu i shtetit turk në mesazhin e tij përkujtoi edhe dëshmorët e rënë për pavarësinë e RTQV-së, ndërsa u shprehu falënderimet të gjithë atyre që kontribuuan në zhvillimin e Republikës Turke të Qipros së Veriut për 36 vjet me në krye Presidentin e ndjerë, Rauf Denktas.

Erdogan deklaroi se tokat në të cilat turqit qipriotë jetojnë sot të lirë janë vepër e një rezistence epike që muxhahidët dhe mehmetçikët kanë dhënë krahë për krahë krahas të gjitha presioneve dhe kërcënimeve.

“Vëllezërit e mi turq qipriotë kanë kurorëzuar shtetin e tyre, të cilin e themeluan me luftime dhe sakrifica të mëdha, me suksese në demokraci dhe ekonomi. Por, përpjekjet e tyre për të arritur një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe të vazhdueshme politike në ishull, për fat të keq nuk hasën në mirëkuptim në pjesën jugore të Qipros”, bëri të ditur Presidenti Erdogan.

Ai theksoi se pala greke e Qipros nuk është e gatshme të ndajë ishullin në bazë të barazisë politike me turqit qipriotë dhe vazhdimisht minon përpjekjet që bëhen për zgjidhjen e problemit në ishull, ndërsa shtoi se izolimi i turqve qipriotë, të cilët treguan çdo lehtësi të mundshme për zgjidhjen politike, po vazhdon me këmbëngulje.

“Ne asnjëherë nuk do të lejojmë që të uzurpohen të drejtat e turqve qipriotë mbi burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor”, bëri të ditur Erdogan dhe tha se “Në kuadër të detyrimeve tona historike dhe kontraktuale, ne do të bëjmë çdo përpjekje që flamuri i Republikës Turke të Qipros së Veriut me krenari të valëvitet në dete, në qiell dhe në tokë”.

 


Lajme të ngjashme