Klinika fushore e Forcave të Armatosura Turke në shërbim të banorëve në veri të Sirisë

Në mënyrë që të mos çalojnë shërbimet shëndetësore në Tel-Abyad dhe Rasulayn të Sirisë, Klinika fushore e Forcave të Armatosura Turke vazhdon kontrollet mjekësore duke vizituar lagjet rurale të këtij rajoni.

Klinika fushore e Forcave të Armatosura Turke në shërbim të banorëve në veri të Sirisë
tsk suriye saglik taramasi1.jpg
tsk suriye saglik taramasi2.jpg

Në mënyrë që të mos çalojnë shërbimet shëndetësore në Tel-Abyad dhe Rasulayn të Sirisë, Klinika fushore e Forcave të Armatosura Turke vazhdon kontrollet mjekësore duke vizituar lagjet rurale të këtij rajoni.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëhet e ditur se ushtarët turq vazhdojnë të zgjasin dorën e ndihmës për popullin e Tel-Abyadit dhe Rasulaynit, që është shpëtuar nga presioni dhe mizoria e organizatës terroriste YPG/PKK me anë të operacionit “Burimi i Paqes”.

“Në rajonin ku janë shpërndarë ndihma njerëzore, janë restauruar instalimet e ujit, janë bërë punimet e nevojshme për vënien përsëri në shërbim të spitaleve, Klinika fushore e Forcave të Armatosura Turke vazhdon duke vizituar lagjet rurale të këtij rajoni dhe duke bërë kontrolle mjekësore. Kurse pacientët që janë në gjendje emergjente sillen në Turqi dhe merren në kurim në spitalet e Akçakalasë ose Xhejlanpënarit (Ceylanpınar) në rrethin Shanllëurfa (Şanlıurfa)”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se së fundmi janë realizuar kontrolle të detajuara nga fëmijët deri tek të moshuarit në fshatrat Tel Ebu Seyh dhe Tel El Cennep, që ndodhen ndërmjet Tel-Abyadit dhe Rasulaynit.

 


Lajme të ngjashme