Erdogan dhe Putin biseduan në telefon për Sirinë

Të shtunën në mbrëmje Presidenti Erdoan realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Putin me theks të veçantë zhvillimet në Siri në kornizën e Marrëveshjes së Soçit (22 tetor).

Erdogan dhe Putin biseduan në telefon për Sirinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bisedoi në telefon me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin diskutoi zhvillimet e fundit në çështjen e Sirisë.  

Të dy liderët konfirmuan angazhimin ndaj Marrëveshjes së Soçit të datës 22 tetor [që parashikon nxjerrjen e terroristëve që ndodhen në Zonën e Sigurt, e cila është planifikuar të krijohet në kufirin Turqi-Siri].

Në këtë bisedë telefonike Erdoan dhe Putin diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe hapat që duhen ndërmarrë për rritjen e vëllimit tregtar.

 


Lajme të ngjashme