Ankara-Moskë, dakord të parandalojnë kërcënimin terrorist kundër integritetit territorial të Sirisë

Turqia dhe Rusia ranë dakord të parandalojnë kërcënimin e paraqitur nga të gjitha grupet terroriste, përfshi këtu PYD/PKK/YPG-në dhe DAESH-in, kundër integritetit territorial të Sirisë; si dhe të ruajnë bashkëpunimin ekzistues Ankara-Moskë.

1289891
Ankara-Moskë, dakord të parandalojnë kërcënimin terrorist kundër integritetit territorial të Sirisë

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, priti të enjën në Ankara një delegacion rus të udhëhequr nga i dërguari special i këtij vendit për Sirinë, Alexander Lavrentiev.

Kalin dhe Lavrentiev - i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të delegacionit - diskutuan zhvillimet e fundit në Siri duke u ndalur veçanërisht mbi disa çështje strategjike, siç janë operacioni “Burimi i Paqes”, Menbixhi dhe Idlibi.

Gjatë mbledhjes në fjalë, ku u theksua se qëllimi i operacionit “Burimi i Paqes” është eliminimi i shqetësimeve rreth sigurisë kombëtare të Turqisë dhe mundësimi i kthimit të sigurt të refugjatëve sirianë në vendin e tyre, palët vlerësuan gjithashtu ecurinë e procesit të zgjidhjes politike dhe komitetit kushtetues në Siri.



Lajme të ngjashme