Erdogan: Ata që kritikojnë Turqinë për operacionin “Burimi i Paqes” le të shikojnë në pasqyrë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se në themelet e operacionit “Burimi i Paqes” qëndron parandalimi i formimit të një shteti terrorist në kufijtë jugor të Turqisë.

Erdogan: Ata që kritikojnë Turqinë për operacionin “Burimi i Paqes” le të shikojnë në pasqyrë
Turqia filloi operacionin ushtarak «Burimi i Paqes»
Turqia filloi operacionin ushtarak «Burimi i Paqes»

Forcat e Armatosura Turke (TSK) filluan të mërkurën pasdite Operacionin «Burimi i Paqes» kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DAESH në veri të Sirisë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se në themelet e operacionit “Burimi i Paqes” qëndron parandalimi i formimit të një shteti terrorist në kufijtë jugor të Turqisë.

“Ata të cilët mbyllin sytë ndaj të gjitha zhvillimeve në Siri dhe që e kanë bërë zakon për ta kritikuar Turqinë i ftojmë në mendje, ndërgjegje, moral”, bëri të ditur Erdogan.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e kryetarëve të degëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Erdogan nënvizoi se qëllimi i operacionit është të kontribuon në integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë dhe tha se Turqia kurrë nuk pranon kritikat në lidhje me operacionin e filluar për të penguar strukturimin e terrorit në një kohë kur dhjetëra forca të huaja veprojnë lirshëm në territoret e Sirisë.

“Ata kritikojnë hapat që ne i hodhëm për integritetin dhe unitetin e Sirisë. Ju mund të qëndroni anash sepse ne po e vazhdojmë rrugën tonë”, tha Erdogan.

Kreu i shtetit turk kritikoi edhe Arabinë Saudite dhe Egjiptin për deklaratat e tyre në lidhje me operacionin.

Arabia Saudite fillimisht le të shikojë në pasqyrë. Kush e solli Jemenin në këtë pozitë? As Egjipti nuk mund të flet, sepse ti (Presidenti Sisi) je vrasësi i demokracisë në vendin tënd”, deklaroi Erdogan.

Ai gjithashtu kritikoi edhe Bashkimin Evropian dhe tha se “Nëse tentoni që këtë operacion ta cilësoni si ‘operacion i pushtimit’ atëherë ne e kemi shumë lehtë, i hapim portat dhe u dërgojmë 3,6 milionë refugjatë. Ata thonë se nuk do të dërgojnë 3 miliardë euro që është kësti i dytë i ndihmave për refugjatët sirianë. A i keni përmbushur premtimet e dhëna deri më tani? Jo”.

Duke vënë në dukje se Turqia do të vazhdojë me gjithë dinjitetin e saj luftën kundër organizatave terroriste DAESH, PKK, YPG dhe PYD, Presidenti Erdogan tha se terroristët e DAESH-it nga Franca, Gjermania dhe Holanda kanë shkuar në Siri, ndërsa bëri të ditur se Turqia ka kthyer në vendet e origjinës 5 mijë e 500 pjesëtarë të DAESH-it.

Ai nënvizoi se Turqia në Siri nuk lufton kundër vëllezërve kurdë, por kundër organizatave terroriste dhe tha se “Dashuria jonë ndaj popullit sirianë është e padiskutueshme. Problemi ynë është me organizatat terroriste DAESH, YPG, PYD, të cilat përpiqen për të pushtuar Sirinë. Ne nuk kemi probleme me vëllezërit tanë kurdë atje, problemi është plotësisht me organizatat terroriste”.

Erdogan shtoi se Turqia nuk synon territoret, pasuritë e askujt e as Ushtria Kombëtare e Sirisë, e cila vepron së bashku me Turqinë.

Presidenti turk tha se brenda një kohe shumë të shkurtër do të sigurojnë paqe në gjithë rajonin nga Menbixhi deri në kufirin e Irakut dhe do t’i shpërndajnë retë e zeza që qëndrojnë mbi popullin sirianë për 8 vjet.

Ai bëri të ditur se deri më tani në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” janë neutralizuar 109 terroristë.

Erdogan iu drejtua të gjitha vendeve të NATO-s me në krye Shteteve të Bashkuara të Amerikës me fjalët: “Ne jemi Turqi, jemi anëtarë të NATO-s. Ata e dinë shumë mirë nenin nr. 5. Ju nuk mund të qëndroni të heshtur deri sa këto organizata terroriste sulmojnë Turqinë, e cila është një anëtare e NATO-s”.

 


Lajme të ngjashme