Kalin bisedoi në telefon me O’Brien për Sirinë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) ka realizuar një bisedë telefonike me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të ShBA, Ambasadorin Robert C. O'Brien, me të cilin ka biseduar për zonën e sigurt në Siri.

Kalin bisedoi në telefon me O’Brien për Sirinë

Sipas një komunikate nga zyra e zëdhënësit të Presidencës, në bisedën telefonike Kallën-O'Brein është diskutuar mbi krijimin e një zone të sigurt në veri të Sirisë dhe për hapat e parashikuara për t’u ndërmarrë në lidhje me këtë.

Një çështje tjetër kishte të bënte me agjendën e vizitës që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të zhvillojë në Uashington më 13 nëntor 2019 me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump.

Kallën i tha bashkëfolësit amerikan se qëllimi i krijimit të zonës së sigurt në Siri është pastrimi i elementëve terroristë nga kufiri me Turqinë në kuadër të tërësisë territoriale të Sirisë dhe krijimi i kushteve për kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre. Zëdhënësi i Presidencës turke ka theksuar gjithashtu në këtë bisedë telefonike edhe vendosmërinë e Turqisë për të vazhduar luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

 


Lajme të ngjashme