Turqia do ta pastrojë Eufratin nga terroristët

Turqia është e vendosur të pastrojë nga terroristët lindjen e Eufratit në Siri dhe të formojë një zonë sigurie në rajon, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy.

1283599
Turqia do ta pastrojë Eufratin nga terroristët

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy në një përgjigje me shkrim që u ka dhënë deklaratave të disa zyrtarëve të huaj në lidhje me zonën e sigurt që do të implementohet në lindje të lumit Eufrat thotë se është e drejta më themelore e mbështetur në standardet ndërkombëtare që Turqia të marrë masat e nevojshme për sigurinë e saj kombëtare ndaj çdo lloj kërcënimi që do të vinte nga Siria.

Deri më sot Turqia ka bërë përpjekjet maksimale për ti ndërmarrë këto masa bashkë me aleatët e saj,- tërheq vëmendjen zëdhënësi Aksoy dhe sqaron: “Ne kemi ndërmarrë masa konstruktive dhe vullnetmira që synojnë të mbrojnë interesat tona legjitime të sigurisë dhe krijimin e kushteve për kthimin e sigurt dhe vullnetar të qindra-mijëra refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre përmes një zone të sigurt që do të krijohet në veri të Sirisë”.

Në fazën e arritur autoritetet ushtarake amerikane nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre,- nënvizon Aksoy në përgjigjen e tij me shkrim dhe shton: “Gjatë këtij procesi, burokracia ushtarake amerikane në vend që t’u jepte fund angazhimeve të saj me organizatën terroriste PYD/YPG, e cila mban të pushtuar Eufratin lindor, e ka shtuar edhe më shumë këtë angazhim dhe ka shfaqur një qasje në kundërshtim me marrëdhëniet aktuale aleate me vendin tonë. Si një anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare Turqia është e vendosur për të luftuar kundër çdo lloj terrorizmi. Ne nuk mund të bëjmë sehir që organizata terroriste PYD/YPG/PKK, e cila është shpirti binjak i DAESH-it dhe e njohur për krimet që ka kryer jo vetëm ndaj vendit dhe qytetarëve tanë, por edhe për krimet kundër njerëzimit që ka bërë ndaj popullit sirian, të madhohet dhe krijojë situata faktike (de facto) në tokat e Sirisë, që janë ngjitur me kufijtë tanë. Turqia është e vendosur për implementimin e zonës sigurt me qëllim që të mbrojë të ardhmen dhe sigurinë e saj duke pastruar nga terroristët zonën e Eufratit lindor, si dhe për të siguruar qetësinë, paqen dhe stabilitetin e Sirisë. Si rrjedhojë do të eliminohet kështu edhe një kërcënim tjetër serioz në rajon ndaj integritetit territorial dhe unitetit të Sirisë dhe do të krijohet një terren i fuqishëm për të parandaluar shfaqjen sërish në të ardhmen të DAESH-it apo të ndonjë problemi të ngjashëm”.

 


Lajme të ngjashme