Turqi – Neutralizohen 2 terroristë në një operacion në Tunceli

Në operacionin antiterror që është kryer me mbështetje nga ajri në zonën rurale të provincës Tunxheli (Tunceli) janë neutralizuar 2 terroristë, njoftoi të hënën Ministria e Punëve të Brendshme.

Turqi – Neutralizohen 2 terroristë në një operacion në Tunceli

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në kuadër të sigurisë së brendshme në zonën rurale të provincës Tunxheli (Tunceli) njësi të Komandës së Xhandarmërisë së këtij rrethi kanë kryer një operacion me mbështetje ajrore.

Në këtë operacion janë neutralizuar 2 terroristë, vijon komunikata.

Kurse Prefektura e Tunxhelisë (Tunceli) njofton se Komanda e Xhandarmërisë së rrethit (Tunxheli) ka ndërmarrë një operacion në rrethinat e provincës kundër terroristëve, të cilët po përgatiteshin për kryer akte terroriste.

“Dy terroristë të përcaktuar në terren janë neutralizuar nga ekipet e Xhandarmërisë për Operacione Speciale në operacionin që është kryer me mbështetje ajrore”, thuhet në komunikatën e prefekturës, e cila njofton vazhdimin e operacioneve.

“Punimet për gjetjen dhe neutralizimin e elementëve terroristë në provincën tonë vazhdojnë në mënyrë të palëkundur dhe me vendosmëri”,- përfundon komunikata.

 


Lajme të ngjashme