Anijet e NATO-s kalojnë nga Ngushtica e Dardaneleve në Turqi

Anijet ushtarake të NATO-s, që do të marrin pjesë në stërvitjen “Nusret-2019”, që do të zhvillohet në gushticën e Çanakalasë (Dardanele) dhe Saros, mbërritën në Çanakkale.

1281088

Anija e flotës italiane me numër A5329 “ITS Vesuvio”, anija e flotës greke me numër M63 “HS Kallisto”, anija e flotës spanjolle numër M32 “Sella”, anija e Forcave Detare të Italisë me numër M-5557 “ITS Numana9” dhe anija e flotës turke me numër M266 “TCG Amasra”, kaluan nga Ngushtica e Dardaneleve në orën 9.00 me orën e Turqisë.

Anijet në fjalë u shoqëruan nga ekipet e Rojës Bregdetare turke.

Anijet, me anë të rimorkëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Brigjeve, u ankoruan në Portin Nara, ku do të zhvillohen vizitat.  

Lajme të ngjashme