Akar: Gati planet tona për zonën e sigurt në veri të Sirisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Turqia ka gati planet për vendosjen e zonës së sigurt në veri të Sirisë.

Akar: Gati planet tona për zonën e sigurt në veri të Sirisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Turqia ka gati planet për vendosjen e zonës së sigurt në veri të Sirisë.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e marrëveshjes për avionët e rinovuar (Retrofit) A400M në qytetin Kayseri, ministri Akar tha se këtë mbrëmje do të bisedojë me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper në lidhje me çështjen e zonës së sigurt në Siri.

Në fjalimin e rastit Akar bëri të ditur se vazhdojnë me durim dhe sinqeritet takimet për zgjidhje paqësore dhe shtoi: “Në mbrëmje do të bisedojmë me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper. Ashtu siç jemi shprehur edhe më parë planet tona janë gati. Vazhdimi i negociatave bëhet për shkak se kërkojmë ta zgjidhim problemin me mënyra paqësore, dhe shprehja jonë se planet janë gati, nuk duhet perceptuar si kërcënim”.

 


Lajme të ngjashme