Presidenti Erdogan shkoi në Nju-Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shkoi në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 74-ët të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në aeroportin JFK, Erdogani u prit nga ministri i Punëve të Jashtme Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në OKB, ambasadori Feridun Sinirliollu (Sinirlioglu), Ambasadori i Turqisë në Uashington Serdar Këllëç (Kılıç) dhe autoritete të tjera.

Së bashku me Presidentin Erdoan dhe bashkëshorten e tij Emine Erdoan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkuan edhe Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Allbajrak (Albayrak), ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum, Ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekxhan (Pekcan), Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun dhe Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın).  

Presidenti u prit me entuziazëm nga nënshtetasit turq përpara hotelit ku qëndron në Nju-Jork.

Përpara se të hyjë në hotel ai zbriti nga automobili dhe shkoi pranë qytetarëve turq. Erdogani i përshëndeti dhe u shtrëngoi dorën atyre që e prisnin përpara hotelit.

Lajme të ngjashme