Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 2 terroristë në Hakkari

Në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme Komanda e Xhandarmerisë në Hakjari ndërmori operacione antiterror në zonën rurale të Hakkarit.

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 2 terroristë në Hakkari

Në operacionet ajrore të kryera në zonën Zap në veri të Irakut u neutralizuan 2 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, në koordinim me operacionin Kthetra, u krye një operacion ajror në rajonin Zap në veri të Irakut.

Në operacion u asgjësuan pozicionet e armëve dhe strehimoret e organizatës separatiste terroriste si dhe u neutralizuan 2 terroristë të PKK-së.

Nga ana tjetër gjatë 4 muajve të fundit në veri të Irakut janë neutralizuar gjithsej 417 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, ku 111 prej tyre janë neutralizuar gjatë operacionit “Kthetra”.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në mes tjerash u tha se në kuadër të operacioneve “Kthetra-3” ka filluar faza e re për të parandaluar organizimin dimëror të terroristëve dhe se në terren janë dislokuar njësitë e reja komando.

Gjithashtu thuhet se operacionet që zhvillohen duke u zgjeruar prej 13 shtatorit e këtej në zonën lindore do të mund të zgjerohen në çdo zonë sipas nevojës.

 


Lajme të ngjashme