Sulmi terrorist i PKK-së në juglindje të Turqisë martirizon 7 civilë

Një sulm terrorist i PKK-së në zonat rurale të rrethit Diyarbakir u ka marrë jetën 7 civilëve, që shkonin në pyll për të mbledhur dru.

Sulmi terrorist i PKK-së në juglindje të Turqisë martirizon 7 civilë

Të paktën 7 civilë u martirizuar dhe 9 të tjerë u plagosën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një sulmi me eksploziv të improvizuar nga anëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK ndaj një mjeti që transportonte disa qytetarë, të cilët shkonin në pyll për të mbledhur dru, në periferi të distriktit Kulp të rrethit Diyarbakir.

Qytetarët e plagosur u dërguan urgjentisht për kurim në spitale të ndryshme të Kulpit dhe Diyarbakirit.

Kurse forcat e sigurisë filluan menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bisedoi në telefon me Prefektin e Diyarbakirit, Hasan Basri Guzeloglu, nga i cili u informua rreth këtij sulmi terrorist.

Kreu i shtetit turk realizoi biseda telefonike edhe me familjet e dëshmorëve, të cilave u shprehu ngushëllimet e tij duke u premtuar se do të mobilizojë të gjitha mundësitë për kapjen e autorëve të sulmit terrorist dhe se këtë çështje do ta ndjekë deri në fund personalisht.

Gjithashtu Erdogani uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Ndërsa kryeparlamentari turk u prononcua në lidhje me këtë sulm terrorist përmes llogarisë së tij në “Twitter”.

“Ky sulm i përgjakshëm ndaj civilëve do të marrë përgjigjen e merituar”, shkroi Mustafa Sentop.

Sulmin terrorist në Diyarbakir e dënoi përmes të njëjtit rrjeti social edhe kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kiliçdaroglu.



Lajme të ngjashme