Erdogan: ShBA-ja armatos terroristët që luftojnë kundër Turqisë

Në një intervistë për agjencinë “Reuters” Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për ‘furnizimin me armë të terroristëve që luftojnë kundër Turqisë’.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të agjencisë britanike të Lajmeve “Reuters”, Presidenti Erdoan tha se YPG/PYD është krahu i [organizatës terroriste separatiste] PKK-së në [Siri].

"Ne nuk mundëm që t’ia shpjegojmë këtë Perëndimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë sjellë këtu [për terroristët në Siri] me dhjetëra-mijëra mauna (TIR) të ngarkuara me municion. Partnerit tuaj në NATO, Turqisë nuk ia jepni as me para, kurse këtyre ua sillni falas”,- tha kreu i shtetit turk dhe reagoi me këto fjalë: “Turqia lufton me këta terroristë dhe ju u jepni këtyre armë, çfarë aleance është kjo”.

Presidenti Erdoan theksoi edhe një herë se Turqia nuk do të lejojë kurrë krijimin e një korridori terrorist në kufirin e saj.

"Fatkeqësisht (ShBA-ja) nuk i plotëson pritjet tona lidhur mirëkuptimin e arritur për ‘zonën e sigurtë’ [në kufirin tonë me Sirinë]. Dhe çështja po shndërrohet në një politikë sorollatjeje. Nëse na soset durimi, do të na duhet që t’ia dalim mbanë vetë”,- paralajmëroi Erdoan. 

Lajme të ngjashme