Turqia i bën apel OKB-së për Idlibin, Gazën e Kashmirin

Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, Ambasadori Sadik Arslan ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve që regjimi e Beshar Esadit dhe mbështetësit e tij bëjnë në Idlib të Sirisë.

Turqia i bën apel OKB-së për Idlibin, Gazën e Kashmirin

Ambasadori Arslan foli në sesionin e 42-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (KDNj) që vazhdon punimet në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës.

Pasi u shpreh se edhe ai bashkohet me shqetësimet e Komisarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet në lidhje me “përshkallëzimin ushtarak” që vazhdon sidomos në jug të Idlibit dhe veri të Hamës siriane, çështje që Komisioneri e trajtoi në fjalën e tij në hapje të Sesionit të KDNj-së, Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë tha: "Ne kemi bërë çmos për të parandaluar sulmet e regjimit dhe mbështetësve të tij ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Idlib duke rrezikuar madje edhe jetën e ushtarëve tanë. Nëse këto sulme nuk ndërpriten urgjentisht, atëherë reflektimet e tragjedisë njerëzore në Idlib do të jenë shumë herë më të rënda se ato të vitit 2015”.

Duke iu referuar krizave në rajone të ndryshme të botës në vijim të fjalës së tij Ambasadori Arslan tha: “Bllokada e pamëshirshme” që Izraeli vazhdon të zbatojë ndaj Gazës po u jep një goditje të rëndë të drejtave njerëzore më themelore banorëve të Gazës. Gjithashtu për Turqinë vazhdon të mbeten një shqetësim serioz edhe shkeljet e të drejtave të njeriut kundër myslimanëve të Arakanit në Mianmar”.

Heqja nga India e statusit të veçantë për rajonin e Xhamu Kashmirit është në kundërshtim me frymën e rezolutave të miratuara deri më tani nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së,- u shpreh Arslan ndërsa vuri në dukje se Turqia është për zgjidhjen e problemit të Kashmirit me rrugë paqësore midis Pakistanit dhe Indisë dhe në përputhje me rezolutat e OKB-së.

Duke u rikujtuar pjesëmarrësve se Turqia sot mirëpret numrin më të madh të refugjatëve në botë, Ambasadori Arslan kërkoi nga Bashkimi Evropian (BE) që të përmbushë detyrimet në drejtim të ndarjes së barrës së refugjatëve.

 


Lajme të ngjashme