Gjeneralët amerikanë vizituan Qendrën e Përbashkët Operative

Pas përfundimit të kontakteve në Shtabin e Përgjithshëm në Ankara delegacioni ushtarak amerikan kaloi në qytezën kufitare Akçakale për të vizituar Qendrën e Përbashkët të Kombinuar Operative që është ngritur këtu për Zonën e Sigurt (në Siri).

Gjeneralët amerikanë vizituan Qendrën e Përbashkët Operative

Zëvendëskomandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropën (EUCOM) gjenerallejtënant Stephen M. Twitty dhe zv.komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) gjenerallejtënant Thomas Bergeson shkuan të mërkurën në Qendrën e Përbashkët të Kombinuar Operative që është ngritur në nënprefekturën Akçakale të Shanllëurfës (Şanlıurfa) në kuadër të bisedimeve për Zonën e Sigurt.

Të martën gjeneralët Twitty dhe Bergeson realizuan takime të ndryshme në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke në Ankara në kuadër të Zonës së Sigurt (që planifikohet të krijohet në veri të Sirisë). Pas përfundimit të kontakteve në kryeqytetin turk gjeneralët amerikanë dhe delegacioni ushtarak amerikan që i shoqëronte udhëtuan me avion në aeroportin GAP të Shanllëurfës dhe prej këtu kaluan në nënprovincën Akçakale nën masa sigurie.

Në Akçakale delegacioni amerikan vizitoi Qendrën e Përbashkët të Kombinuar Operative që është krijuar në Komandën e Regjimentit të 3-të të Kufirit.

 


Lajme të ngjashme