Ekipet ushtarake turke dhe amerikane kontrolluan kufirin sirian

Njësi të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara (ShBA) kanë bërë inspektime në pikën zero të kufirit sirian.

Ekipet ushtarake turke dhe amerikane kontrolluan kufirin sirian

Njësitë ushtarake turke dhe amerikane me mision në Qendrën e Përbashkët të Kombinuar Operative, e cila është ngritur në nënprefekturën Akçakale të Shanllëurfës (Şanlıurfa) në kuadër të punimeve që vazhdojnë për krijimin e Zonës së Sigurt në veri të Sirisë, të martën shkuan me automjete ushtarake në pikën zero të kufirit me Sirinë.

Të dyja ekipet ushtarake marshuan me automjete të blinduara, të shoqëruara edhe nga një mjet minakërkues, dhe kontrolluan së bashku vijën kufitare.

Nga ana tjetër Zëvendëskomandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropën (EUCOM) gjenerallejtënant Stephen M. Twitty dhe zv.komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) gjenerallejtënant Thomas Bergeson përfunduan takimet në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Turke.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm ka përfunduar vizita e delegacionit ushtarak amerikan, i cili ka ardhur në Ankara në kuadër të Zonës së Sigurt që do të krijohet në Siri.

Delegacioni amerikan kontaktet do ti vazhdojë të mërkurën me vizitën që do të bëjë në Qendrën e Përbashkët dhe të Kombinuar Operative në Akçakale.

 


Lajme të ngjashme