Turqia synon rritjen e eksportit drejt Pakistanit në industrinë e mbrojtjes

Kompanitë turke të mbrojtjes dhe hapësirës do të takohen në Pakistan, vend që shpenzon 7 miliardë dollarë në vit në këtë fushë, me prodhuesit dhe furnizuesit lokalë për të rritur mundësitë e eksportit drejt këtij vendi.

Kryetari i Bordit Drejtues të Medyacity, Hakan Kurt në deklaratën e tij tha se panairi i 5-të i Mbrojtjes, High Tech Port, që kanë organizuar 4 herë deri më tani, që nga viti 2014, do të zhvillohet gjatë datave 29-31 tetor në Expo Center të Karaçit në Pakistan.

Ai bëri të ditur se në panairet e zhvilluara më parë në Stamboll dhe Katar kanë marrë pjesë 260 firma të ndryshme dhe sipas asaj që parashikon koncepti i panairit në të marrin pjesë (ekspozojnë) vetëm kompanitë turke.    

Kurse Pakistani, nga aspekti i platformës dhe sistemit të shitjes së Turqisë, deri më tani është tregu më i madh dhe aktiv për Turqinë në fushën e mbrojtjes dhe hapësirës – u shpreh Kurt, dukës shtuar se: “Nënshkrimet e bëra për MILGEM dhe helikopterin Atak i kanë rritur ndjeshëm shifrat e eksportit (të Turqisë). Pakistani është kthyer në një bazë qendrore shumë të rëndësishme të industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës”.

Në Panairin që zhvillohet me mbështetjen e Kryesisë së Industrisë së Mbrojtjes pranë Presidencës së Turqi, mirëpritja bëhet nga Ministria e Mbrojtjes së Pakistanit dhe përgatitjet për të vazhdojnë në mënyrë intensive në të dyja vendet.

Lajme të ngjashme