Turqia i shpreh ngushëllimet qeverisë dhe popullit të Bahamas

“Jemi thellë të trishtuar që uragani Dorian që goditi Karaibet ka shkaktuar humbje të jetëve dhe dëme të mëdha materiale”, thuhet në mesazhin e MPJ të Turqisë.

Turqia i shpreh ngushëllimet qeverisë dhe popullit të Bahamas
Uragani Dorian godet ishujt Bahama
Uragani Dorian godet ishujt Bahama

Uragani i Dorian, i cili ka arritur nivelin e Kategorisë 4 që i afrohet bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është zhvendosur në drejtim të shteteve veriore në vend të Floridës. Qendra Kombëtare e Uraganeve e ShBA vazhdon ta përkufizojë Dorian si një stuhi të kategorisë 4. Qendra tha se intensiteti i uraganit mbeti i fortë, megjithëse intensiteti i tij ndryshonte herë pas here në det.

Turqia i shprehu ngushëllime qeverisë dhe popullit të Bahamas për shkak të humbjeve të jetëve nga uragani Dorian.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “jemi thellë të trishtuar që uragani Dorian që goditi Karaibet ka shkaktuar humbje të jetëve dhe dëme të mëdha materiale”.

“Në këtë kohë të vështirë, ne ritheksojmë solidaritetin tonë me qeverinë dhe popullin e Bahamas, u shprehim ngushëllimet tona të afërmve të viktimave që humbën jetën në këtë fatkeqësi dhe të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme