“Turqia nuk do të bëjë kurrë hap prapa nga kauza e saj e drejtë në Mesdheun Lindor”

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Dönmez) tha se Turqia nuk do të kthehet kurrë pas nga kauza e saj e drejtë në Mesdheut lindor.

1258699
“Turqia nuk do të bëjë kurrë hap prapa nga kauza e saj e drejtë në Mesdheun Lindor”

Në fjalën që mbajti në hapje të Kongresit Botëror të Strategjisë dhe Panairit të Energjisë, që filloi punimet të hënën në Stamboll, ministri Dënmez tha se Turqia ka shpuar puset e saj (në Mesdhe) me anijet e para të saj për sondim të thellë dhe se do ta vazhdojë me vendosmëri aktivitetin e saj në këtë drejtim.

Punimet e nisura janë produkt i vizionit strategjik të Turqisë në energji,- u shpreh Dënmez, dhe e vijoi fjalimin e tij kështu:

"Anijet tona të kërkimeve sizmike si: “Barbaros Hayrettin Pasha” dhe “Oruç Reis”, anijet tona të shpimit “Fatih” dhe “Yavuz” janë shembujt më konkret i Politikës Kombëtare të Turqisë në fushën e Energjisë dhe Minierave, janë treguesi më i qartë i qëndrimit të vendosur të Turqisë".

Turqia nuk do të kthehet kurrë pas nga kauza e saj e drejtë në Mesdheun Lindor, pasi misioni ynë historik dhe strategjia jonë energjetike bazohet në atë që çdo gjë të jetë kombëtare dhe vendore. Të gjithë duhet ta dinë që Mesdheu Lindor është një çështje e përbashkët e të gjithë Turqisë. Si komb ne këtu (në Mesdhe) kemi qenë dje, jemi sot dhe do të vazhdojmë të jemi edhe nesër",- theksoi ministri Dënmez.

Ministri i Energjetikës nënvizoi se Turqia gjithmonë do të jetë pranë Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe e konsideron si një detyrë të saj mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të atyre që jetojnë atje (në Qipro).

Ministri Dënmez përsëriti edhe një herë se kërkimet e Turqisë për naftë dhe gaz natyror në Mesdheun Lindor do të vazhdojnë, qoftë në zonat që Turqia ka pajisur me licencë Korporatën e saj të Hidrokarbureve (TPAO), qoftë në zonat që Republika Turke e Qipros së Veriut ka lidhur kontratë me TPAO-në.

"Këto kërkime janë gjithashtu një shprehje e pozicionit tonë të ligjshëm që buron nga e drejta ndërkombëtare. Asnjëherë nuk do t'i lejojmë të ashtuquajturat aleanca që injorojnë RTQV-në dhe qipriotët turq", përfundoi ai.

 


Lajme të ngjashme