Çavusoglu: Mbi 340.000 refugjatë sirianë janë kthyer në shtetin e tyre

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, njoftoi të premten se qindra-mijëra sirianë janë kthyer në shtëpi, në territoret siriane të pastruara nga grupet terroriste në operacionet ushtarake turke përtej kufirit.

Çavusoglu: Mbi 340.000 refugjatë sirianë janë kthyer në shtetin e tyre

“Mbi 346 mijë sirianë janë kthyer në zonat në Siri, të cilat u pastruan nga terroristët me operacionet «Mburoja e Eufratit» dhe «Dega e Ullirit»”, tha Çavusoglu gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Bejrut me homologun e tij libanez, Gebran Bassil, duke iu referuar operacioneve turke nga viti 2016 e këtej.

Në kryeqytetin e Libanit, ku po qëndron për vizitë zyrtare, Çavusoglu foli edhe për kthimin vullnetar të refugjatëve sirianë në shtetin e tyre.

Ai tha se Turqia mund të ndajë eksperiencën me Libanin se si të mundësojë siguri për refugjatët sirianë kur ata të kthehen në vendlindjen e tyre.

Turqia strehon rreth 3,6 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo shtet tjetër në botë. Libani, me 1,5 milionë, është shteti i dytë në këtë aspekt.

Që nga viti 2016 e deri më sot, operacionet turke “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në veri të Sirisë kanë çliruar qytetet Al-Bab, Afrin dhe Azaz nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DAESH-it duke mundësuar kthimin në shtëpi të sirianëve, të cilët braktisën vendin për shkak të dhunës dhe u strehuan në Turqi.



Lajme të ngjashme