Turqia do t’ua nxijë jetën organizatave terroriste

Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës turke, Fahrettin Altun tha se forcat e sigurisë do të vazhdojnë t’ua nxijnë jetën të gjitha organizatave terroriste që cenojnë vendin.

Turqia do t’ua nxijë jetën organizatave terroriste

Në llogarinë e tij në “Twitter” Fahrettin Altun ka postuar një mesazh ngushëllimi për ushtarët e rënë dëshmorë në operacionin antiterrorist në provincën e Shërnakut (Şırnak).

Altun i lutet Allahut të mëshirojë ushtarët dëshmorë dhe u shpreh ngushëllimet e tij familjeve dhe popullit turk.

“Shteti ynë do të vazhdojë t’ua nxijë jetën të gjitha organizatave terroriste që cenojnë vendin tonë”, shkruan Altun në mesazhin e tij.

Në operacionin antiterrorist që ishte realizuar të mërkurën në fshatin Kësreli (Kösreli) të provincës së Silopit kishin rënë dëshmorë 3 ushtarë turq.

 


Lajme të ngjashme