Ushtria turke shkatërron armët dhe municionin e sekuestruar nga PKK-ja

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se në kuadër të operacionit "Kthetra-2" që po zhvillohet në veri të Irakut janë kapur dhe shkatërruar një numër i madh i armëve dhe municionit.

Ushtria turke shkatërron armët dhe municionin e sekuestruar nga PKK-ja

Shkatërrohen municionet dhe armët e sekuestruara në kuadër të operacionit “Kthetra-2” që po zhvillohet në veri të Irakut.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në kuadër të operacionit “Kthetra-2” në veri të Irakut në shpellat, strehimoret dhe bunkerët e përdorura nga organizata separatiste terroriste PKK u sekuestrua një numër i madh i armëve, municionit dhe materialeve të jetesës.

Në komunikatë gjithashtu u tha se janë shkatërruar armët dhe municioni në fjalë.

 


Lajme të ngjashme