Turqia dënon sulmin ndaj personelit të OKB-së në Bengazi të Libisë

Turqia dënoi sulmin me autobombë në qytetin Bengazi, në lindje të Libisë, i cili mori në objektivë autokolonën e misionit mbështetës të Kombeve të Bashkuara për Libinë.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë bëhet e ditur se është mësuar me hidhërim të madh se një sulm me autobombë që ndodhi dje në Bengazi, mori jetën e personelit të misionit mbështetës të Kombeve të Bashkuara për Libinë dhe la shumë njerëz të tjerë të plagosur.

“Dënojmë këtë akt terrorist dhe u përcjellim ngushëllimet familjeve të viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit. Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e OKB-së për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në Libi” shkruhet në deklaratë.

Në sulmin e të shtunës me autobombë në qytetin Bengazi u vranë 3 punonjës së OKB-së dhe u plagosën tre të tjerë, si dhe u plagosën gjithashtu edhe shumë civilë. Bëhet e ditur se sulmi kishte në objektivë autokolonën e misionit mbështetës të Kombeve të Bashkuara për Libinë.

Lajme të ngjashme